Informacion për programin “Mjekë Vullnetarë”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ofron mundësinë për të gjithë mjekët specialistë të licensuar që kanë dëshirë për të kryer punë vullnetare në të gjithë spitalet e vendit, të aplikojnë nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë” për secilin spital, sipas listës së mëposhtme.

Si mund të jesh Mjek Vullnetar?

Mjekët fillimisht duhet të aplikojnë në portal, duke saktësuar spitalin në të cilin duan të përfitojnë statusin si mjek vullnetar. Kërkesa e tyre i përcillet automatikisht institucionit përkatës dhe kontaktohen drejt për drejt nga ta. Nëse kërkesat për një spital të caktuar tejkalojnë kapacitetet e spitalit, atëherë mjekët vullnetarë do të përzgjidhen në bazë të mesatares.

Cilat janë të drejtat dhe detyrat e një Mjeku Vullnetar?

  1. Mjeku Vullnetar zbaton Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore.
  2. Mjeku Vullnetar i nënshtrohet zbatimit të gjithë akteve ligjore dhe administrative në fuqi.
  3. Mjeku Vullnetar respekton urdhërat dhe udhëzimet e përgjithshme dhe të veçanta të institucionit shëndetësor ku është i atashuar.
  4. Mjeku Vullnetar duhet të jetë anetar i Urdhërit të Mjekut gjatë periudhës së ushtrimit të profesionit në institucionin shëndetësor në rast të kundërt mban përgjegjësi ligjore dhe administrative.
  5. Mjeku Vullnetar ka të drejtën e pagesës për shërbimin roje që kryen me miratimin e shefit të shërbimit.
  6. Mjeku Vullnetar është jashtë organikës së shërbimit. Ai është nën kujdesin e Shefit të Shërbimit, që ka përgjegjësi ligjore për çdo akt e proçedurë që mjeku vullnetar kryen.
  7. Mjeku Vullnetar ka të drejtë të marrë pjesë në të gjithë aktivitetin e shërbimit si mbledhjet e shërbimit në mëngjes, diskutime dosjesh, mbulimin e shërbimit 24-orësh etj.
  8. Për të gjitha rastet që ndjek në shërbimin 24 orësh, mjeku vullnetar njofton dhe konfirmon ecurinë dhe mbarëvajtjen  mjekësore të pacientit në çdo kohë tek Shefi i Shërbimit.

Aplikoni duke plotësuar formularin më poshtë:














përshkrim i shkurtër pse doni të përfitoni statusin e mjekut vullnetar