Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.175 datë 17.03.2021 “Për ngritjen, organizimin dhe funksionimin e Spitalit Rajonal “Memorial” në Fier si projekt pilot” si dhe Udhëzimin nr. 499, datë 2.7.2019 “Për procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike në republikën e shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike”, Spitali Rajonal “Memorial” në Fier, shpall vend vakant për mjek specialist, si më poshtë:
– Mjek internist
– Mjek endokrinolog
– Mjek gastrohepatolog
– Mjek infeksionist
– Mjek hematolog
– Mjek nefrolog
– Mjek imazherist
– Mjek anestezist
Kushtet për pranimin e mjekëve:
– Mjekët të kenë diplomën e mjekut si dhe diplomën e specialitetit përkatës;
– Të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit në Republiken e Shqipërisë;
– Kandidatët që janë në marrëdhënie pune me një institucion shëndetësor publik që ofron direkt shërbim shëndetësor (qëndër shëndetësore/ spital) duhet të kenë miratim nga institucioni ku punojnë.