Pyetjet më të Shpeshta


KUSH KA TË DREJTË TË APLIKOJË?

Çdo individ/punëkërkues i cili ka marrë lejen e ushtrimit të profesionit të Mjekut në Republikën e Shqipërisë.


A ËSHTË E NEVOJSHME TË DORËZOJ DOKUMENTE TË PRINTUARA? KU?

Jo, nuk është e nevojshme të dorëzohen dokumente të printuara. Dosja e aplikimit dhe dokumentet që kërkohen dërgohen përmes portalit “Mjek për Shqipërinë”. Për më shumë detaje shikoni Udhëzimin Nr…., Dt…., “Për procedurat e rekrutimit të Mjekeve në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë” tek rubrika “LEGJISLACIONI”.


KUR DHE SI DO TË SHPALLEN VENDET VAKANTE?

Informacioni për vendet vakante, gjendet në rubrikën VENDE VAKANTE të portalit “Mjek për Shqipërinë”. Ky informacion përditësohet në dinamikë nga çdo Institucion shëndetësor publik.


SA HERË KAM MUNDËSI TË APLIKOJ NË PORTAL?

Ju duhet të aplikoni vetëm një herë.


SI DO TË BËHET RENDITJA E FITUESVE?

Rankimi i fituesve do të bëhet në përputhje me rregulloren Nr ….:


KUR DO TË BEHET PUBLIK INFORMACIONI NË LIDHJE ME VENDET VAKANTE?

Informacioni do të bëhet publik në vijimësi.


NËSE KAM NDRYSHUAR GJENERALITETET PËR SHKAK TË STATUSIT FAMILJAR ME KË MBIEMËR DUHET TË APLIKOJ?

Ju mund të aplikoni me të dy mbiemrat duke lënë hapësirën ndërmjet.