Katër hapat e thjeshtë drejt aplikimit
Regjistrimi
Për të patur mundësinë e aplikimit duhet që aplikanti të krijojë një profil duke u regjistruar ose duke u identifikuar nëse e ka kryer tashmë këtë hap.
Ngarko dokumentat
Për një proces aplikimi më të thjeshtë, aplikanti duhet të krijojë dosjen e aplikimit (Curiculum Vitae) me një tërësi dokumentacionesh si:
- Jetëshkrimin e kandidatit (CV), (i detyrueshëm);
- Librezën e punës;
- Diplomën universitare dhe listën e notave. Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë), (të detyrueshëm)
- Diplomën e specializimit dhe listën së notave (të detyrueshëm nëse pozicioni i punës është për mjek specialist);
- Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
- Dëshmi të kualifikimeve shkencore (gradë ose titull akademik/shkencor);
- Dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja;
- Certifikatat e pjesëmarrjes në aktivitetet e edukimit në vazhdim të ndjekura brenda dhe jashtë vendit;
- Deklaratë për gjendjen gjyqësore (e detyrueshme) sipas shtojcës 3
- Raporti mjeko-ligjor i tre muajve të fundit (i detyrueshëm)
Pozicionet vakante
Në portal do të listohen vendet vakante të cilat mund të aksesohen nga çdokush i interesuar, por mundësia e aplikimit do të jetë aktive vetëm për individët e identifikuar.
Aplikimi
Me një dosje të përfunduar, tashmë mund të bëhet aplikimi për pozicionet vakante, për të cilat lejohet aplikimi në më shumë se një vend të disponueshëm