Në kuadër të Paktit për Universitetin, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë përsipër të mbështesë studentët e Universitetit të Mjekësisë Tiranë nëpërmjet ofrimit të mundësisë për të zhvilluar praktika klinike në të gjitha spitalet e vendit, gjatë periudhës së verës, kur studentët kanë pushimin ndërmjet viteve akademike.

Studentët mund të aplikojnë nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë” për secilin spital, sipas listës së mëposhtme.

 Si funksionon “Praktika Klinike”?

Studentët fillimisht duhet të aplikojnë në portal, duke saktësuar spitalin në të cilin duan të bëjnë praktikën. Nëse kërkesat e studentëve për një spital të caktuar tejkalojnë kapacitetet e spitalit për të pranuar praktikantë, atëherë studentët do të përzgjidhen në bazë të mesatares.

“Praktika Klinike” zhvillohet në periudhën Korrik-Tetor 2019.

Çdo student që do të pranohet në programin e praktikës klinike do të ketë si mentor klinik një mjek në spitalin përkatës i cili do të mundësojë që studentët të përftojnë sa më shumë dije gjatë qëndrimit të tyre në spital. Gjithashtu, studentët angazhohet të kryejnë detyrat e caktuara nga mentori klinik apo nga anëtarë të tjerë të stafit mjekësor të spitalit, gjatë kohës që zhvillojnë praktikën klinike.

Në fund të programit studentët do të marrin një vërtetim nga spitali përkatës që konfirmon përfundimin me sukses të programit të praktikës klinike.

Aplikoni duke plotësuar formularin më poshtë:

 

















përshkrim i shkurtër pse doni të përfitoni statusin e mjekut vullnetar