Bazuar në Udhëzimin nr. 571, datë 7.10.2022 “Për proçedurat e e rekrutimit të punonjësve psikologë/ punonjës social në strukturat publike shëndetësore”, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor shpall konkursin për vend të lirë pune në pozicionin “Psikolog/Punonjës Social” në Qendren Socio Shendetesore Gjirokaster, prane NJVKSH Gjirokaster.
APLIKIMI:
Afati i aplikimit është nga data 25.09.2024 DERI më datë 02.10.2024 (përfshirë të dyja këto data).
Aplikimi kryhet në platformën on-line “Mjek për Shqipërinë”, në ndërfaqen “Psikologë” si dhe një kopje e dokumentacionit dërgohet pranë Drejtorisë Rajonale përkatëse me postë, ose dorazi.
Kriter për aplikim:
- Të ketë minimalisht diplomë universitare të nivelit”Bachelor” në degën Psikologji/Punë Sociale.
Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur dhe njehsuar, sipas legjislacionit në fuqi, nga strukturat përkatëse.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Kandidatët e interesuar, regjistrohen në ndërfaqen “Psikologë” në portalin “Mjek për Shqipërinë” dhe ngarkojnë në portal dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrimin e kandidatit (CV), (i detyrueshëm);
- Fotokopje e kartës së identitetit, (i detyrueshëm);
- Diplomën universitare dhe listën e notave. Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit; diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (e detyrueshme);
- Librezën e punës;
- Diplomën e nivelit master;
- Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
- Dëshmi të kualifikimeve shkencore (gradë ose titull akademik/shkencor);
- Dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja;
- Çertifikatat e pjesëmarrjes në aktivitetet e edukimit në vazhdim të ndjekura brenda dhe jashtë vendit.
Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen për diplomën, përvojën në shëndetësi, gjuhën e huaj, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën dhe për intervistën me gojë.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 50 pikë, përkatësisht:
deri në 30 pikë vlerësimi i dosjes;
deri në 20 pikë vlerësimi i intervistës me gojë.
Komisioni i Vlerësimit, brenda tre ditë pune pas përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve, vlerëson dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët dhe i njofton ata nëpërmjet adresës së e-mail-it, për pikët që kanë marrë nga vlerësimi i dosjes si dhe për datën dhe vendin e intervistës.
Intervista me gojë do të fokusohet mbi njohuritë mbi ligjin nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin nr.44/2012 “Për shëndetin mendor”, Vendim nr.405, datë 20.5.2020 “Për miratimin e strategjisë së zhvillimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri 2020-2025”, Kodin e Etikës në administratën publikesi dhe pyetje lidhur me sjelljen dhe situata hipotetike.
Njoftimi i kandidatëve dhe shpallja e pikëve.
Në përfundim, Komisioni i Vlerësimit, harton listën me pikët totale për çdo kandidat dhe i njofton ata për rezultatin nëpërmjet adresës së tyre të e-mail-it.
Kandidatët kanë të drejtën e ankimit për rezultatin brenda 2 (dy) ditëve nga dita e njoftimit të tyre.
Pas përfundimit të afateve të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, Komisioni i Vlerësimit shpall renditjen përfundimtare të kandidatëve dhe e dërgon atë pranë DQOSHKSH-së e cila bën publikimin në portalin “Mjekë për Shqipërinë” në ndërfaqen “Psikologë”.
Kandidati, i cili në renditjen e përgjithshme sipas NJVKSH-ve është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën e zgjedhjes për vendet e lira të punës të publikuara në pozicionin “Psikolog/Punonjës Social” pranë institucionit shëndetësore përkatës.