Drejtoria Qendrore e Operatori të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor njofton mjekët e përgjithshëm se afati i aplikimit për mjek në institucionet shëndetësore publike, sipas Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, shtyhet deri më datë 30 Janar.
Kjo bëhet me qellim për tu dhënë mundësinë për aplikim të gjithë mjekëve të rinj që kanë dhënë me sukses provimin e licencës (50 pikë e lart) por që nuk janë pajisur akoma me kartonin e licencës.
Pra, mjekët e rinj, që kanë dhënë me sukses provimin e licencës, mund të aplikojnë duke paraqitur Deklaraten e rezultatit nga testimi i provimit të shtetit në Qëndrën e Shërbimeve Arsimore.
Në çdo rrethanë, licenca është e domosdoshme në momentin e fillimit të punës.