RENDITJA E MJEKËVE SPECIALIZANT ME KONTRATË ME MINISTRINË E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE DHE VENDET VAKANT
SHËNIM: Mjekët specialist të degëve Kardiologji, ORL, Okulistikë, Psikiatri, Gastrohepatologji & Sëmundje Infekftive nuk kanë dorëzuar ende listën e notave të specializimit. Me dorëzimin e listës së notave të përfundimit të specializimit do të vijohet me shpalljen e renditjes dhe vendeve vakant për degët e sipërcituara.
Në datë 14 janar, 2020 në ambjentet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në sallën e mbledhjeve në katin e II-të sipas orareve si vijon do të kryhet përzgjedhja e vendeve vakant të shpallura më datë 10 janar 2020 në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe në Portalin Mjekë për Shqipërinë.
Përzgjdhja e vendeve vakant do të kryhet në rend zbritës duke filluar nga kandidati me më shumë pikë për të vijuar me kandidatin pasardhës me më pak pikë.
Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta renditja për përzgjedhjen e vendit të lirë të punës do të kryhet nëpërmjet shortit. ( Shiko Njoftimin )