Në zbatim Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 23 datë 18.1.2023 “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor, për vitin 2023”, Urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me  nr. 618, datë 27.8.2019 “Për mënyrën e kontraktimit të mjekëve specialistë për mbulimin e nevojave të shërbimeve shëndetësore të munguara nga spitalet rajonale dhe bashkiake” si dhe Udhëzimin nr. 499, datë 2.7.2019 “Për procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike” të ndryshuar, meqënëse në shpalljen e hapur për mjek në Spitalet Bashkiake Kolonjë, Tropojë, Delvinë dhe Skrapar nuk ka patur aplikantë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall vende vakante për mjekë në Shërbimet e Urgjencës, për të cilat do të aplikohet Programi i Bonusit, si më poshtë:

  • 1 (një) mjek në shërbimin e urgjencës, pranë Spitalit Bashkiak Kolonjë;
  • 1 (një) mjek në shërbimin e urgjencës, pranë Spitalit Bashkiak Tropojë;
  • 1 (një) mjek në shërbimin e urgjencës, pranë Spitalit Bashkiak Delvinë;
  • 1 (një) mjek në shërbimin e urgjencës, pranë Spitalit Bashkiak Skrapar.

AFATI I APLIKIMIT DERI ME 25 MARS 2023

  1. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim si vijon:
  • Të kenë diplomën e mjekësisë të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, të njohur nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  • Të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit;
  • Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;

 

  1. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  dokumentat si më poshtë:

  • Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
  • Vërtetim nga njësia administrative për vendbanimin;
  • Kanditatët që janë të punësuar në institucionet shëndetësore publike, duhet të paraqesin leje nga institucioni ku punojnë për pjesëmarrje në programin e Bonusit.

 

Komisioni i Vlerësimit për aplikantët në Programin e Bonusit administron dokumentet e aplikantëve, zhvillon intervistën me kandidatët, zgjedh fituesin dhe përcakton masën e financimit të bonusit mbi bazën e përcaktimeve të urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Mjeku që fiton nga Programi i Bonusit lidh kontratë me MSHMS, me institucionin shëndetësor

ku do të punojë dhe me Drejtorinë Rajonale të FSDKSH.

 

Apliko Ketu

Categories: Mjekë BonusShpallje