Bazuar në Udhëzimin nr. 571, datë 7.10.2022 “Për proçedurat e e rekrutimit të punonjësve psikologë/ punonjës social në strukturat publike shëndetësore”, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Drejtoria Qendrore e Operatori të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor shpall konkursin për vende të lira pune në pozicionin “Psikolog/Punonjes Social”:
APLIKIMI:
Afati i aplikimit është nga 13.05.2024 deri më datë 20.05.2024 (përfshirë të dyja këto data).
Aplikimi kryhet në platformën on-line “Mjek për Shqipërinë”, në ndërfaqen “Psikologë” si dhe një kopje e dokumentacionit dërgohet pranë Drejtorisë Rajonale OSHKSH Elbasan me postë, ose dorazi.
 
Kriteret për aplikim:
1. Të ketë minimalisht diplomë universitare të nivelit ”Bachelor” në degën Psikologji/Punonjes Social.
Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur dhe njehsuar, sipas legjislacionit në fuqi nga strukturat përkatëse.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Kandidatët e interesuar, regjistrohen në ndërfaqen “Psikologë” në portalin “Mjek për Shqipërinë” dhe ngarkojnë në portal dokumentat si më poshtë:
1. Jetëshkrimin e kandidatit (CV), (i detyrueshëm);
2. Fotokopje e kartës së identitetit; (e detyrueshme);
3. Diplomën universitare dhe listën e notave. Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit; diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (e detyrueshme);
4. Librezën e punës;
5. Diplomën e nivelit master;
6. Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme)
7. Dëshmi të kualifikimeve shkencore (gradë ose titull akademik/shkencor);
8. Dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja;
9. Çertifikatat e pjesëmarrjes në aktivitetet e edukimit në vazhdim të ndjekura brenda dhe jashtë vendit.
Një kopje e dokumentave dërgohet pranë DROSHKSH apo Spitaleve Universitare me postë ose dorazi me protokoll.
Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen për diplomën, përvojën në shëndetësi, gjuhën e huaj, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën dhe për intervistën me gojë.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 50 pikë, përkatësisht:
deri në 30 pikë vlerësimi i dosjes;
deri në 20 pikë vlerësimi i intervistës me gojë.
Komisioni i Vlerësimit, brenda tre ditë pune pas përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve, vlerëson dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët dhe i njofton ata  nëpërmjet adresës së email, për pikët që kanë marrë nga vlerësimi i dosjes si dhe për datën dhe vendin e intervistës.
Intervista me gojë do të fokusohet mbi njohuritë mbi ligjin nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin nr.44/2012 “Për shëndetin mendor”, Vendim nr.405, datë 20.5.2020 “Për miratimin e strategjisë së zhvillimit të shërbimeve  të kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri 2020-2025”, Kodin e Etikës në administratën publikesi dhe pyetje lidhur me sjelljen dhe situata hipotetike.
 
Njoftimi i kandidatëve dhe shpallja e pikëve.
Në përfundim, Komisioni i Vlerësimit, harton listën me pikët totale për çdo kandidat dhe i njofton ata për rezultatin nëpërmjet adresës së tyre të e-mail-it.
Kandidatët kanë të drejtën e ankimit për rezultatin brenda 2 (dy) ditëve nga dita e njoftimit të tyre.
Pas përfundimit të afateve të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, Komisioni i Vlerësimit shpall renditjen përfundimtare të kandidatëve dhe e dërgon atë pranë DQOSHKSH-së e cila bën publikimin në portalin “Mjekë për Shqipërinë” në ndërfaqen “Psikologë”.
Kandidati, i cili në renditjen e përgjithshme sipas NJVKSH-ve është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën e zgjedhjes për vendet e lira të punës në Qendrat Shëndetësore të Njësisë përkatëse.