Bazuar në VKM nr.42, datë 22.01.2020 “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore për vitin 2020” si dhe Udhëzimin nr. 499, datë 2.7.2019 “Për procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike në republikën e shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike”, meqënëse në shpalljen e hapur për mjek specialist Obsteter-Gjinekolog Kukës nuk pati aplikant,Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,shpall vend vakant për mjek specialist për të cilin do të aplikohet Programi i Bonusit, si më poshtë:
- Një Mjek Obsteter-Gjinekolog në Spitalin Rajonal Kukës.
AFATI I APLIKIMIT DERI ME 15 Qershor 2020
1.Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim si vijon:
- Të kenë diplomën e specialitetit, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin;
- b.Të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit;
- Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
2. Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1.Kandidatët duhet të aplikojnë në platformën online, me dokumentat si më poshtë:
- Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
- Vërtetim nga njësia administrative për vendbanimin.
- Kanditatët që janë të punësuar në institucionet shëndetësore publike, duhet të paraqesin leje nga institucioni ku punojnë për pjesëmarrje në programin e Bonusit.
Komisioni i Vlerësimit për aplikantët në Programin e Bonusit administron dokumentet e aplikantëve, zhvillon intervistën me kandidatët, zgjedh fituesin dhe përcakton masën e financimit të bonusit mbi bazën e përcaktimeve të urdhërit të ministrit të shëndetësisë dhe mbrojtjessociale.
Mjeku specialist që fiton nga Programi i Bonusit lidh kontratë me MSHMS, me institucionin shëndetësor ku do të punojë dhe me Drejtorinë Rajonale të FSDKSH.