Në zbatim Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 23 datë 18.1.2023 “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor, për vitin 2023”, Urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me  nr. 618, datë 27.8.2019 “Për mënyrën e kontraktimit të mjekëve specialistë për mbulimin e nevojave të shërbimeve shëndetësore të munguara nga spitalet rajonale dhe bashkiake” të ndryshuar, si dhe Udhëzimin nr. 499, datë 2.7.2019 “Për procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike” të ndryshuar, meqënëse në shpalljen e parë për aplikimin e Programit të Bonusit për mjek në Shërbimin e Urgjencës në Spitalin Bashkiak Delvinë nuk ka patur aplikantë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rishpall vendin vakant për mjek në Shërbimin e Urgjencës, në  Spitalin Bashkiak Delvinë, për të cilin do të aplikohet Programi i Bonusit, si më poshtë:

 

AFATI I APLIKIMIT DERI ME 2 QERSHOR 2023

 

  1. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim si vijon:
  • Të kenë diplomën e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, të njohur nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  • Të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit;
  • Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;

 

  1. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  dokumentat si më poshtë:

  • Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
  • Vërtetim nga njësia administrative për vendbanimin;
  • Kanditatët që janë të punësuar në institucionet shëndetësore publike, duhet të paraqesin leje nga institucioni ku punojnë për pjesëmarrje në programin e Bonusit.

 

Komisioni i Vlerësimit për aplikantët në Programin e Bonusit administron dokumentet e aplikantëve, zhvillon intervistën me kandidatët, zgjedh fituesin dhe përcakton masën e financimit të bonusit mbi bazën e përcaktimeve të urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Mjeku që fiton nga Programi i Bonusit lidh kontratë me MSHMS, me institucionin shëndetësor

ku do të punojë dhe me Drejtorinë Rajonale të FSDKSH.

 

  Apliko Ketu

Categories: Mjekë BonusShpallje