Bazuar në VKM nr.42, datë 22.01.2020 “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve tët shëndetësor për vitin 2020” si dhe Udhëzimin nr. 499, datë 2.7.2019 “Për procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike në republikën e shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike”, meqënëse në shpalljen e hapur për mjek specialist neurolog në Korçë dhe kirurg në Kukës nuk pati aplikant, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shpall vende vakant për mjek specialist në spitalet rajonale për të cilat do të aplikohet Programi i Bonusit, si më poshtë:

  • Një Mjek neurolog në Spitalin Rajonal Korçë;
  • Një Mjek kirurg në Spitalin Rajonal Kukës.

AFATI I APLIKIMIT DERI ME 20 SHKURT 2020

    1. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim si vijon:

    1. Të kenë diplomën e specialitetit, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin;
    2. Të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit;
    3. Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;

    2. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

    1. Kandidatët duhet të aplikojnë në platformën online sipas rajoneve për qëndrat/spitalet përkatëse, me dokumentat si më poshtë:
      1. Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
      2. Vërtetim nga njësia administrative për vendbanimin.
      3. Kanditatët që janë të punësuar në institucionet shëndetësore publike, duhet të paraqesin leje nga institucioni ku punojnë për pjesëmarrje në programin e Bonusit.

    Komisioni i Vlerësimit për aplikantët në Programin e Bonusit administron dokumentet e aplikantëve, zhvillon intervistën me kandidatët, zgjedh fituesin dhe përcakton masën e financimit të bonusit mbi bazën e përcaktimeve të urdhërit të ministrit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

     

    Mjeku specialist që fiton nga Programi i Bonusit lidh kontratë me MSHMS, me institucionin

    shëndetësor ku do të punojë dhe me Drejtorinë Rajonale të FSDKSH.

     

    APLIKO KETU

     

    Categories: Mjekë BonusShpallje