SHPALLJE PËR MJEK NË INSTITUCIONET SHËNDETËSORE PUBLIKE

 

Bazuar në Udhëzim nr. 499, datë 2.7.2019 “Për procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike në republikën e shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike”  Drejtoria Qendrore e Operatori të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor sqaron procedurat për punësimin e Mjekëve në institucionet shëndetësore publike, nëpërmjet portalit “Mjeke për Shqipërinë”.

Mjek familje/ mjek të përgjithshëm mund të aplikojnë në platformën on-line “Mjek për Shqipërinë” për gjatë gjithë muajit, për NJVKSH-në që dëshirojnë dhe që ka vende vakant të shpallura.Mjekët specialistë mund të aplikojnë në platformën on-line “Mjek për Shqipërinë” për gjatë gjithë muajit për pozicione specifike të shpallura.

Bazuar në Udhëzimin Nr. 499, Kreu II, Pika 6, kandidatët të cilët janë aktualisht të punësuar  në institucionet  shëndetësore publike, nuk mund të konkurojnë nëpërmjet kësaj platforme.

DQOSHKSH ka detyrimin të shpallë në portalin “Mjek për Shqipërinë” përgjatë gjithë vitit, vendet e lira të punës për çdo institucion shëndetësor publik sipas kërkesës së tyre, si dhe listën e punësimeve të kryera në muajin paraardhës brenda 5 (pesë) ditëve të para të çdo muaji. Komisionet e vlerësimit shqyrtojnë dokumentacionin e kandidatëve që kanë aplikuar deri me datë 15 të muajit përkatës.
  1. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim si vijon:
    1. Të kenë diplomën e mjekut, mjekët specialistë edhe diplomën e specialitetit, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin;
    2. Të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit;
    3. Të mos jenë në marrëdhënie pune me një institucion shëndetësor publik që ofron direkt shërbim shëndetësor (qëndër shëndetësore/ spital).
    4. Për pozicionet mjek specialist në Qëndrat Spitalore Universitare, kandidatët duhet të plotësojnë dhe kriteret e veçanta që i gjejnë tek pozicioni për të cilin do të aplikojnë.
  2. Dokumentet e nevojshme për aplikim:
  3. Kandidatët duhet të aplikojnë në platformën online sipas rajoneve për qëndrat/spitalet përkatëse, me dokumentat si më poshtë:
    1. Jetëshkrimin e kandidatit ( CV);
    2. Librezën e punës;
    3. Diplomën universitare dhe listën e notave (e detyrueshme);
    4. (Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë);
    5. Diplomën e specializimit dhe listën e notave (e detyrueshme nëse pozicioni i punës është për mjek specialist);
    6. Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
    7. Dëshmi të kualifikimeve shkencore (gradë ose titull akademik/shkencor);
    8. Diploma dhe dëshmi të tjera kualifikimesh që lidhen me fushën;
    9. Dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja (nga institucione të njohura nga ministria e arsimit);
    Kandidati, dosja e të cilit nuk përmban dokumentet e detyrueshme si më sipër, skualifikohet (Dokumentet voluminozë të cilët nuk mund të ngarkohen në sistem, kandidatët mund ti dërgojnë dhe me postë ose dorazi pranë komisioneve përkatëse).
  4. Vlerësimi i kandidatëve
  5. Kandidatët do të vlerësohen për diplomën, gjuhën e huaj, përvojën në shëndetësi, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën si dhe për intervisten me gojë. Totali i pikëveve për këtë vlerësim është 50 pikë, përkatësisht:
    1. deri në 45 pikë vlerësimi i dosjes;
    2. deri në 5 pikë vlerësimi i intervistës me gojë.
    Intervista me gojë do të fokusohet mbi njohuritë për organizimin e sistemit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë dhe Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore. Për më tepër, për vlerësimin e kandidatëve lexo Udhëzimin nr. 499, datë 2.7.2019 “Për procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike në republikën e shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike”.
  6. Njoftimi i kandidatëve dhe shpallja e pikëve

  7. Komisioni i Vlerësimit harton listën me pikët e dosjes për çdo kandidat dhe i njofton ata për rezultatin nëpërmjet adresës së tyre me email.
    Kandidatët kanë të drejtën e ankimit për rezultatin brenda dy ditëve nga dita e njoftimit të tyre. Ankesa bëhet përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” në adresën e kontaktit në këtë faqe.
    Komisioni i Vlerësimit njofton kandidatët për intervisten me gojë dhe brenda dy ditëve pas intetrvistës i njofton ata për rezultatin përfundimtar.
    Pas përfundimit të afateve të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, Komisioni i Vlerësimit shpall renditjen e kandidatëve në portalin “Mjekë për Shqipërinë”.
    Për pozicionet mjek familje/ mjek i përgjithshëm në rënditjen përfundimtare përfshihen dhe mjekët që janë në listë pritje për çdo NJVKSH ( nëse ka).
Categories: Shpallje