Bazuar në Udhëzim nr. 499, datë 2.7.2019 “Për procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike në republikën e shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike” Drejtoria Qendrore e Operatori të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor shpall konkurimin e hapur për pozicionet vakant,
- Mjek familje/ të përgjithshëm dhe mjek specialistë në qëndrat shëndetësore;
- Mjek specialistë në spitale
Afati për aplikim 5 tetor 2019
Aplikimi do të kryhet në platformën on-line “Mjek për Shqipërinë”
1. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim si vijon:
- kenë diplomën e mjekut, mjekët specialistë edhe diplomën e specialitetit, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin;
- Të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit;
- c) Të mos jenë në marrëdhënie pune me një institucion shëndetësor publik që ofron direkt shërbim shëndetësor (qëndër shëndetësore/ spital).
- d) Për pozicionet mjek specialist në Qëndrat Spitalore Universitare, kandidatët duhet të plotësojnë dhe kriteret e veçanta që i gjejnë tek pozicioni për të cilin do të aplikojnë.
2. Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Kandidatët duhet të aplikojnë në platformën online sipas rajoneve për qëndrat/spitalet përkatëse, me dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrimin e kandidatit ( CV);
- Librezën e punës;
- Diplomën universitare dhe listën e notave (e detyrueshme);
(Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë); - Diplomën e specializimit dhe listës së notave (e detyrueshme nëse pozicioni i punës është për mjek specialist);
- Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
- Dëshmi të kualifikimeve shkencore (gradë ose titull akademik/shkencor);
- Diploma dhe dëshmi të tjera kualifikimesh që lidhen me fushën;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja (nga institucione të njohura nga ministria e arsimit);
Kandidati, dosja e të cilit nuk përmban dokumentet e detyrueshme si më sipër, skualifikohet (Dokumentet voluminozë të cilët nuk mund të ngarkohen në sistem, kandidatët mund ti dërgojnë dhe me postë ose dorazi pranë komisioneve përkatëse).
Mosplotësimi i kushteve dhe kritereve të mësipërme dhe mungesa e një prej dokumentave të detyrueshme e skualifikojnë automatikisht kandidatin.
3.Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen për diplomën, gjuhën e huaj, përvojën në shëndetësi, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën si dhe për intervisten me gojë. Totali i pikëveve për këtë vlerësim është 50 pikë, përkatësisht:
- deri në 45 pikë vlerësimi i dosjes;
- deri në 5 pikë vlerësimi i intervistës me gojë.
Intervista me gojë do të fokusohet mbi njohuritë për organizimin e sistemit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë dhe Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore.
Për më tepër, për vlerësimin e kandidatëve lexo Udhëzimin nr. 499, datë 2.7.2019 “Për procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike në republikën e shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike”.
4.Njoftimi i kandidatëve dhe shpallja e pikëve
Komisioni i Vlerësimit harton listën me pikët e dosjes për çdo kandidat dhe i njofton ata për rezultatin nëpërmjet adresës së tyre me email.
Kandidatët kanë të drejtën e ankimit për rezultatin brenda dy ditëve nga dita e njoftimit të tyre. Ankesa bëhet përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” në adresën e kontaktit në këtë faqe.
Komisioni i Vlerësimit njofton kandidatët për intervisten me gojë dhe brenda dy ditëve pas intetrvistës i njofton ata për rezultatin përfundimtar.
Pas përfundimit të afateve të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, Komisioni i Vlerësimit shpall renditjen e kandidatëve në portalin “Mjekë për Shqipërinë” dhe dërgon emrat e fituesve/fituesin pranë Drejtorisë Rajonale të OSHKSH ose institucioneve qëndrore shëndetësore.”
Për të kryer aplikimin tuaj, ne faqen kryesore te Portalit do te gjeni Rubrikat perkatese si më poshtë:
SHENIM:
Bazuar në Udhëzimin Nr. 499, Datë 02.07.2019, Për Proçedurat e Pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet Shëndetësore Publike në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike, Kreu II, Pika 6 “Kandidati të cilët jane te punesuar ne nje institucion shendetesor publik, nuk mund te konkurojne ndermejt kesaj platforme, per ata do te zbatohen procedurat e levizjes paralele brenda NJVKSH “, ose nepermjet procedures se tranferimit.