MSHMS SHPALL VEND VAKANT PËR MJEK NË SPITALIN BASHKIAK MAT PËR TË CILIN DO TË APLIKOHET PROGRAMI I BONUSIT

Në zbatim Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 15, datë 9.1.2025 “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor, për vitin 2025”, Urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me  nr. 618, datë 27.8.2019 “Për mënyrën e kontraktimit të mjekëve specialistë për mbulimin e nevojave të shërbimeve shëndetësore të munguara nga spitalet rajonale dhe bashkiake” të ndryshuar, si dhe Udhëzimin nr. 205, datë 9.4.2024 “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës së mjekëve në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike”, për shkak të mungesës së përkohshme të mjekut obstetër gjinekolog dhe pamundësisë së mbulimit të shërbimit me mekanizmin e patronazhimit për mjek në Spitalin Bashkiak Mat nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nevojën, për mjek obstetër-gjinekolog,  me afat të përkohshëm në Spitalin Bashkiak Mat, për të cilin do të aplikohet Programi i Bonusit, si më poshtë:

 

AFATI I APLIKIMIT DERI ME 15 prill 2025

  1. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim si vijon:
  • Të kenë diplomën e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, të njohur nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  • Të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit;
  • Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;

 

  1. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  dokumentat si më poshtë:

  • Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
  • Vërtetim nga njësia administrative për vendbanimin;
  • Kanditatët që janë të punësuar në institucionet shëndetësore publike, duhet të paraqesin leje nga institucioni ku punojnë për pjesëmarrje në programin e Bonusit.

Komisioni i Vlerësimit për aplikantët në Programin e Bonusit administron dokumentet e aplikantëve, zhvillon intervistën me kandidatët, zgjedh fituesin dhe përcakton masën e financimit të bonusit mbi bazën e përcaktimeve të urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Mjeku që fiton nga Programi i Bonusit lidh kontratë me MSHMS, me institucionin shëndetësor

ku do të punojë dhe me Drejtorinë Rajonale të FSDKSH.


















skanoni te gjitha faqet me shenime

bashkoni të gjitha certifikatat në një dokument të vetëm



Categories: Mjekë Bonus