Bazuar në VKM nr.43, datë 19.01.2022 “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve tët shëndetësor për vitin 2022” si dhe Udhëzimin nr. 499, datë 2.7.2019 “Për procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike”, meqënëse në shpalljen e hapur për mjek specialist në Spitalin Rajonal Korçë, në specialitetin mjek onkolog nuk pati aplikant, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shpall vend vakant për mjek specialist onkolog, në  Spitalin Rajonal Korçë për të cilin do të aplikohet Programi i Bonusit, si më poshtë:

AFATI I APLIKIMIT DERI ME 6 TETOR 2022

  1. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim si vijon:
  2. Të kenë diplomën e specialitetit, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin;

b.Të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit;

  1. Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;

 

  1. Dokumentet e nevojshme për aplikim:
  2. Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dokumentat si më poshtë:

a.Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);

b.Vërtetim nga njësia administrative për vendbanimin.

c.Kanditatët që janë të punësuar në institucionet shëndetësore publike, duhet të paraqesin leje nga institucioni ku punojnë për pjesëmarrje në programin e Bonusit.

 

Komisioni i Vlerësimit për aplikantët në Programin e Bonusit administron dokumentet e aplikantëve, zhvillon intervistën me kandidatët, zgjedh fituesin dhe përcakton masën e financimit të bonusit mbi bazën e përcaktimeve të urdhërit të ministrit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.Mjeku specialist që fiton nga Programi i Bonusit lidh kontratë me MSHMS, me institucionin shëndetësor ku do të punojë dhe me Drejtorinë Rajonale të FSDKSH.

Apliko Ketu

Categories: Mjekë Bonus