Bazuar në VKM nr.43, datë 19.01.2022 “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor, për vitin 2022” si dhe Udhëzimin nr. 499, datë 2.7.2019 “Për procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike në republikën e shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike”, meqënëse në shpalljen e hapur për mjek specialist në disa Spitale Rajonale/Bashkiake në disa specialitete nuk pati aplikant, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,shpall vend vakant për mjek specialist, për të cilin do të aplikohet Programi i Bonusit, si më poshtë:
- Kirurgji e përgjithshme, Spitali Rajonal Gjirokaster
- Diagnozë me imazhe, Spitali Rajonal Korce
- Nefrologji, Spitali Rajonal Kukes
- Mjekësi transfuzive, Spitali Bashkiak Lushnje
- Diagnoze me imazhe, Spitali Rajonal Vlore
- Mjek urgjentist, Spitali Rajonal Gjirokaster
AFATI I APLIKIMIT DERI ME 10 MAJ 2022
1.Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim si vijon:
a.Të kenë diplomën e specialitetit, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin;
b.Të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit;
c.Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
2.Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1.Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , dokumentat si më poshtë:
a.Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
b.Vërtetim nga njësia administrative për vendbanimin.
c.Kanditatët që janë të punësuar në institucionet shëndetësore publike, duhet të paraqesin leje nga institucioni ku punojnë për pjesëmarrje në programin e Bonusit.
Komisioni i Vlerësimit për aplikantët në Programin e Bonusit administron dokumentet e aplikantëve, zhvillon intervistën me kandidatët, zgjedh fituesin dhe përcakton masën e financimit të bonusit mbi bazën e përcaktimeve të urdhërit të ministrit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Mjeku specialist që fiton nga Programi i Bonusit lidh kontratë me MSHMS, me institucionin
shëndetësor ku do të punojë dhe me Drejtorinë Rajonale të FSDKSH.