Bazuar në VKM nr.42, datë 22.01.2020 “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve tët shëndetësor për vitin 2020”, Vendimine Këshillit të Ministrave nr.175 datë 17.03.2021 “Për ngritjen, organizimin dhe funksionimin e Spitalit Rajonal “Memorial” në Fier si projekt pilot” si dhe Udhëzimin nr. 499, datë 2.7.2019 “Për procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike në republikën e shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike”, meqënëse në shpalljen e hapur për mjek specialist nëSpitalin Rajonal “Memorial” në Fier,në disa specialitete nuk pati aplikant,Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,shpall vend vakant për mjek specialist, në Spitalin Rajonal “Memorial” në Fier për të cilin do të aplikohet Programi i Bonusit, si më poshtë:

  • Mjek internist
  • Mjek endokrinolog
  • Mjek gastrohepatolog
  • Mjek infeksionist
  • Mjek hematolog
  • Mjek nefrolog
  • Mjek në specialitetin diagnoze me imazhe

 

AFATI I APLIKIMIT DERI ME 25 MAJ 2021

 

  1. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim si vijon:
  2. Të kenë diplomën e specialitetit, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin;

b.Të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit;

  1. Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;

 

  1. Dokumentet e nevojshme për aplikim:
  2. Kandidatët duhet të aplikojnë në adresen e email SpitaliMemorialFier@shendetesia.gov.al, me dokumentat si më poshtë:
  3. Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
  4. Vërtetim nga njësia administrative për vendbanimin.
  5. Kanditatët që janë të punësuar në institucionet shëndetësore publike, duhet të paraqesin leje nga institucioni ku punojnë për pjesëmarrje në programin e Bonusit.

 

Komisionii Vlerësimit për aplikantët në Programin e Bonusit administron dokumentet e aplikantëve, zhvillon intervistën me kandidatët, zgjedh fituesin dhe përcakton masën e financimit të bonusit mbi bazën e përcaktimeve të urdhërit të ministrit të shëndetësisë dhe mbrojtjessociale.

 

Mjeku specialist që fiton nga Programi i Bonusit lidh kontratë me MSHMS, me institucionin

shëndetësor ku do të punojë dhe me Drejtorinë Rajonale të FSDKSH.

Categories: Mjekë Bonus