Në zbatim Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 26 datë 17.1.2024 “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor, për vitin 2024”, Urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me nr. 618, datë 27.8.2019 “Për mënyrën e kontraktimit të mjekëve specialistë për mbulimin e nevojave të shërbimeve shëndetësore të munguara nga spitalet rajonale dhe bashkiake” të ndryshuar, si dhe Udhëzimin nr. 205, datë 9.4.2024 “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës të mjekëve në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet platformës elektronike” të ndryshuar, meqënëse në shpalljen e hapur për mjek për spitalet Rajonale Dibër, Korçë si dhe Spitalet Bashkiake Sarandë, Tropojë, Delvinë dhe Skrapar nuk ka patur aplikantë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall thirrjen për konkurim, për të cilat do të aplikohet Programi i Bonusit, si më poshtë:
• Spitali Rajonal Dibër – 1 Mjek Anestezist Reanimator
• Spitali Bashkiak Sarandë – 1 Mjek Anestezist Reanimator
• Spitali Rajonal Korçë – 1 Mjek Onkolog
• Spitali Bashkiak Tropojë – 1 Mjek Internist
• Spitali Bashkiak Tropojë – 1 Mjek Obstetër Gjinekolog
• Spitali Bashkiak Tropojë – 1 Mjek pranë Shërbimit të Urgjencës
• Spitali Bashkiak Delvinë – 1 Mjek pranë Shërbimit të Urgjencës
• Spitali Bashkiak Skrapar – 1 Mjek pranë Shërbimit të Urgjencës

AFATI I APLIKIMIT DERI ME 8 MAJ 2024

1. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim si vijon:
• Të kenë diplomën e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, të njohur nga ministria përgjegjëse për arsimin;
• Të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit;
• Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;

2. Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dokumentat si më poshtë:
a) Kërkesa për shprehje interesi;
b) Vërtetimi i punësimit nga institucioni shëndetësor ku punon, si dhe leje nga institucioni për pjesëmarrje në Programin e Bonusit (kur mjeku është i punësuar në institucionet shëndetësore publike);
c) Diploma e specialitetit ose e Mjekësisë së Përgjithshme;
d) Licenca e ushtrimit të profesionit brenda afatit të vlefshmërisë;
e) Jetëshkrimin e kandidatit (CV)

Komisioni i Vlerësimit për aplikantët në Programin e Bonusit administron dokumentet e aplikantëve, zhvillon intervistën me kandidatët, zgjedh fituesin dhe përcakton masën e financimit të bonusit mbi bazën e përcaktimeve të urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Mjeku që fiton nga Programi i Bonusit lidh kontratë me MSHMS, me institucionin shëndetësor
ku do të punojë dhe me Drejtorinë Rajonale të FSDKSH.



















Categories: Mjekë Bonus