Bazuar në Udhëzimin nr. 571, datë 7.10.2022 “Për proçedurat e e rekrutimit të punonjësve psikologë/ punonjës social në strukturat publike shëndetësore”, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Drejtoria Qendrore e Operatori të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor shpall konkursin për vende të lira pune në pozicionin “Psikolog/Punonjës Social”:

APLIKIMI:

Afati i aplikimit është nga 25.01.2024 deri më datë 01.02.2024 (përfshirë të dyja këto data).

Aplikimi kryhet në platformën on-line “Mjek për Shqipërinë”, në ndërfaqen “Psikologë” si dhe një kopje e dokumentacionit dërgohet pranë Drejtorisë Rajonale përkatëse me postë, ose dorazi.

 Kriteret për aplikim:

1. Të ketë minimalisht diplomë universitare të nivelit ”Bachelor” në degën Psikologji.

Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur dhe njehsuar, sipas legjislacionit në fuqi nga strukturat përkatëse.

 Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

Kandidatët e interesuar, regjistrohen në ndërfaqen “Psikologë” në portalin “Mjek për Shqipërinë” dhe ngarkojnë në portal dokumentat si më poshtë:

 

1. Jetëshkrimin e kandidatit (CV), (i detyrueshëm)

2. Fotokopje e kartës së identitetit; (e detyrueshme)

3. Diplomën universitare dhe listën e notave. Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit; diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (e detyrueshme)

4. Librezën e punës

5. Diplomën e nivelit master

6. Lejen e ushtrimit të profesionit; (e detyrueshme)

7. Dëshmi të kualifikimeve shkencore (gradë ose titull akademik/shkencor)

8. Dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja

9. Çertifikatat e pjesëmarrjes në aktivitetet e edukimit në vazhdim të ndjekura brenda dhe jashtë vendit.

 Një kopje e dokumentave dërgohet pranë DROSHKSH perkatese.

 Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen për diplomën, përvojën në shëndetësi, gjuhën e huaj, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën dhe për intervistën me gojë.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 50 pikë, përkatësisht:

deri në 30 pikë vlerësimi i dosjes;

deri në 20 pikë vlerësimi i intervistës me gojë.

 Komisioni i Vlerësimit, brenda tre ditë pune pas përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve, vlerëson dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët dhe i njofton ata  nëpërmjet adresës së email, për pikët që kanë marrë nga vlerësimi i dosjes si dhe për datën dhe vendin e intervistës.

Intervista me gojë do të fokusohet mbi njohuritë mbi ligjin nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin nr.44/2012 “Për shëndetin mendor”, Vendim nr.405, datë 20.5.2020 “Për miratimin e strategjisë së zhvillimit të shërbimeve  të kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri 2020-2025”, Kodin e Etikës në administratën publikesi dhe pyetje lidhur me sjelljen dhe situata hipotetike.

 

Njoftimi i kandidatëve dhe shpallja e pikëve.

Në përfundim, Komisioni i Vlerësimit, harton listën me pikët totale për çdo kandidat dhe i njofton ata për rezultatin nëpërmjet adresës së tyre të e-mail-it.

Kandidatët kanë të drejtën e ankimit për rezultatin brenda 2 (dy) ditëve nga dita e njoftimit të tyre.

Pas përfundimit të afateve të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, Komisioni i Vlerësimit shpall renditjen përfundimtare të kandidatëve dhe e dërgon atë pranë DQOSHKSH-së e cila bën publikimin në portalin “Mjekë për Shqipërinë” në ndërfaqen “Psikologë”.

Kandidati, i cili në renditjen e përgjithshme sipas NJVKSH/Spitalit është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën e zgjedhjes për vendet e lira të punës në Njësinë/Spitalin ku ka aplikuar. 

 

Categories: PsikologShpallje